75 Mall Live Search
10:55 / E Mërkurë, 03 Shtator 2025 / b l

Buja viziton Shpellën e Gadimës, zotohet për investime në infrastrukturë dhe promovim në tregun ndërkombëtar

Kandidati për kryetar të Lipjanit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja ka vizituar Shpellën e Gadimës, të cilën e ka vlerësuar si një nga mrekullitë natyreore më të rrala që ka Kosova dhe rajoni.

Kjo perlë e nëntokës, sipas Bujës, nuk është vetëm pasuri natyrore, por edhe mundësi e madhe për zhvillim ekonomik e turisitik për Komunën e Lipjanit.

Buja është zotuar se në mandatin e ardhshëm, do të investojë në infastrukturë moderne, lidhjen e shpellës me Prishtinën e aeroportin, si edhe promovimin e saj në rrjete sociale dhe në tregun ndërkomëbtar.