18:13 / E Hënë, 30 Janar 2023 / AR

Bujanoci ia dhuron mbi 13 mijë euro Skenderajt, pas vërshimeve të fundit

Komuna e Bujanocit i ka dalë në ndihmë Skenderajt, pas përmbytjeve të fundit në atë komunë, si pasojë e kushteve të jashtëzakonshme atmosferike.

Kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi bëri të ditur se Skenderajt i është dhuruar mbi 13 mijë euro donacion për vërshime.

“Në ditët më të vështira Drenica ishte me ne, me aq sa i kemi mundësitë, Bujanoci sot ishte me Drenicën!”, shkruan Arifi krahas disa fotografive me Fadil Nurën.