Bujar Idrizi i lumtur me rikthimin në fushë pas një viti

Lojtari i Llapit, Bujar Idrizi është shprehur shumë i lumtur për rikthimin në fushën e blertë.
Mbrojtësi i njohur i Llapit ishte lënduar – ku edhe kishte munguar për 11 muaj.
Megjithatë, ai u rikthye në fundjavën e kaluar pas një kohe mjaft të gjatë.
Idrizi është shprehur shumë i lumtur për rikthimin.
Ai falënderoi Zotin me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook.
“Faleminderit Zotit, i lumtur për rikthimin”, shkroi Idrizi.
