13:12 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Bujar Loci: Prishtina mund të kualifikohet në rrethin e dytë të FIBA Europe Cup-ës

Trajneri i KB Prishtinës Bujar Loci, është optimist për fitore para ndeshjes së flefshme për rrethin e parë të FIBA Europe Cupës kundër Medi Bayreuthit, shkruan Indeksonline.

Në një konferencë shtypi që u mbajt sot në zyrat e klubit, Loci theksoi se ekipi e ka gjetur ritmin e duhur dhe se me angazhim maksimal të lojtarëve, Prishtina mund ta fitojë ndeshjën dhe ta sigurojë raundin e dytë të kësaj gare, megjithëse vlerësoj lart edhe ekipin gjerman.

Ndërsa Fisnik Rugova u shpreh se Prishtina në shtëpi ka mundur ekipe edhe më të forta dhe beson se me përkrahjen e publikut edhe në këtë ndeshje do t’ia dalin.

Sigal Prishtina – Medi Bayreuthi zhvillohet nesër nga ora 19:00 në Pallatin e Rinsë dhe Sporteve. /Indeksonline/