10:15 / E Enjte, 29 Shtator 2022 / AR

Bujar Nishani sot do festonte ditëlindjen, këto janë fjalët prekëse të vajzës

E bija e ish-presidentit të Shqipërisë, Fiona Nishani, i ka dedikuar disa fjalë prekëse Bujar Nishanit në ditën e lindjes së tij.

Në Instagram ka publikuar një imazh krahas tij duke shkruar një mesazh të thellë.

“Shkoi ora 12:00 dhe unë s’të uroj dot. Më mungon shumë babi”, shkroi Fiona.

Ish-presidenti ka ndërruar jetë me 28 maj të këtij viti në moshën 56 vjeçare./Indeksonline/