Bujar Osmani: E inkujarojmë Kosovën dhe Serbinë të jenë në linjë të fqinjësisë së mirë

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se po e përcjellin me vëmendje të situatën në veri të Kosovës ditëve të fundit.
“Ne po e ndjekim situatën në veri të Kosovës me interes të madh, duke e mirëpritur depërshkallëzimin e fundit”.
“Ne inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë në linjë me synimet e fqinjësisë së mirë dhe vlerat e Bashkimit Evropian që të vazhdojnë me atë që është rënë dakord me mirëbesim, duke marrë parasysh kontekstin e brishtë gjeopolitik”, ka shkruar Osmani në Twitter.