Bujkut në Rahovec iu dogj traktori dhe ushqimi i kafshëve në oborr, tregon se në kë dyshon

Bujku nga Rahoveci, Kujtim Mustafa është përballur me një situatë të papritur. Makineria bujqësore dhe ushqimi i kafshëve që e kishte në oborr janë kapluar nga zjarri duke i shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Indeksonline ka kontaktuar vetë Mustafën për të mësuar më shumë lidhur me rastin.

Mustafa thotë se ai nuk ka qenë prezentë në momentin që ka ndodhur rasti.
‘’Nuk kam qenë prezent kur ka ndodhur rasti, kamë marrë telefonatë nga ana e Policisë’’ thotë ai për Indeksonline.
Sipas Mustafës dëmi është shumë i madh.
‘’Dëmi është 68 mijë, është dëmë shumë i madhë për neve duke përfshirë arën edhe kafshët’’ thotë ai për Indeksonline.
I pyetur nësë dyshon që kjo është bërë qëllimisht nga ana e dikujt, Mustafa ka një përgjigje.
‘’Dyshojmë që është bërë nga ana e ndonjë bashkëfshatari, me një person kemi pasur më herët telashe, kemi pasur pëleshje mes vete, kemi qenë në paraburgim e jemi në Gjykata hala, kemi pasur telashe me djemët e Agron Zymerit’’ thotë Mustafa për Indeksonline.