75 Mall Live Search
22:21 / E Enjte, 06 Shkurt 2025 / H F

Bukoshi e Studençani me mbështetje masive për doktorin e LDK-së

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Ardian Shala, ka theksuar mbështetjen e madhe që po gjen programi qeverisës “Rruga e Re”. Kjo mbështetje u shpreh edhe në Sudençan, ku qytetarët shprehën entuziazmin dhe gatishmërinë për fitoren e 9 shkurtit.

“Sudençani- Programi ynë qeverisës Rruga e Re bashkë me ekipin më profesional që ka pasur Kosova, gjen mbështetje të madhe edhe në Sudençan. Entuziazëm dhe gatishmëri për fitoren e 9 shkurtit! Uragani i ndryshimit është i pandalshëm”, theksoi ai.

“Rikujtojmë se qeverisja e Lumir Andixhikut, do t’i japë forcë ekonomisë së vendit. Kurse problemet tjera si shëndetsia, arsimi, emigrimi, bujqësia e siguria, funksionimi i të cilave varet nga ekonomia, do të performojnë në mënyrë të shkëlqyer.Prandaj stabiliteti shtetëror e ka një emër dhe ai emër është Lidhja Demokratike e Kosovës”, vlerësoi mes tjerash Shala.

Tutje, kandidati Shala po ashtu theksoi se fryma e ndryshimit është duke u përhapur në vend të Kosovës, dhe një shembull tjetër i kësaj mbështetjeje ishte fshati Bukosh.

“Bukoshi- Tashmë është bërë e kjartë se fryma e ndryshimit dhe ringritja e Beslidhjes po ndodh gjithandej. Sot edhe qytetarët e fshatit Bukosh u bënë pjesë e rrugëtimit tonë drejt rikonsolidimit shtetëror”, ka shkruar tutje ai.