Bukoshi, Hoti e Zogaj s’respektojnë afatin për deklarimin e pasurisë
4 mijë e 839 zyrtarë publikë kanë qenë të detyruar që deri më 1 prill 2019 të deklarojnë pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, njofton Indeksonline.
Mirëpo, afateve ligjore për deklarimin e pasurisë nuk i janë përmbajtur 64 zyrtarë.
Agjencia Kundër Korrupsionit ka bërë të ditur listën e zyrtarëve që nuk kanë përmbushur obligimin e tyre në afatin e caktuar.
Nga 64 zyrtarë gjithsej, 13 prej tyre nuk e kanë deklaruar pasurinë në afatin ligjor, 35 e kanë deklaruar pas afatit ligjor, si dhe 16 të tjerë për shkaqe shëndetësore apo të tjera nuk e kanë deklaruar pasurinë.
Në mesin e zyrtarëve që për një arsye apo tjetër nuk kanë deklaruar pasurinë e tyre janë edhe Bujar Bukoshi e Sokol Zogaj, nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, si dhe deputeti Andin Hoti.
Ndryshe, personat që nuk e deklarojnë pasurinë mund të ndiqen penalisht. /Indeksonline/


