75 Mall Live Search
16:28 / E Shtunë, 04 Nëntor 2023 / MSH

“Bukur World” me koleksionin më unik ndonjëherë, ngërthen në vete figura e momente historike

“Bukur World” është koleksioni i kreatores së njohur Blerina Kllokoqi-Rugova, koleksion ky që ka tejkaluar pritshmëritë, raporton Indeksonline.

Personalitete të shquara të historisë kombëtare dhe momente që kanë shënuar kthesën për popullin shqiptar janë të ngërthyera në koleksionin e veçantë.

Fan Noli, Elena Gjika, Nëna Terezë, Lekë Dukagjini, Gjergj Fishta, Mbretëresha Teutë, Xhamia dhe Kisha e Ferizajt, Sahat Kulla, Prizreni, Kanuni, dhe shumë figura të tjera që karakterizojnë historinë e shqiptarëve janë të figuruara në këtë koleksion.

Një copëz të këtij koleksioni të vlefshëm ka pasur veshur edhe Lumbardh Salihu mbrëmë në Big Brother VIP.

Këmisha e tij ngërthente pikërisht këto figura të shquara./Indeksonline/

No description available.
No description available.
No description available.