16:19 / E Martë, 30 Prill 2019 / indeksADMonline

Bukuria natyrale në fotosesionin artistik të Elvana Gjatës

Elvana Gjata po vazhdon të jetë ndër këngëtaret më aktive të momentit.

Me projekt muzikor, koncerte e madje një komedi interesante, artistja bëri një rikthim të fuqishëm për adhuruesit e saj.

Por, ajo gjithashtu s’po lë anash as fotosesionet, ndërsa në albumin e fundit ka bashkëpunuar me fotografen e talentuar shqiptare, Fjoralba Kryemadhi.

E veshur me stil ashtu siç di vetëm ajo, fotografja ka kapur bukurinë natyrale të këngëtares që publikut shqiptar i ka falur me dhjetëra hite./Indeksonline/