20:33 / E Martë, 08 Janar 2019 / indeksADMonline

Bukuritë e Libanit përmes fotove, s’do u besoni

Kur e kujtoni Lindjen e Mesme gjithmonë mund të ju asociojë në një vend me industri të zhvilluar të naftës, por nuk mund ta harroni asesi luftën brutale që është zhvilluar viteve të fundit atje.

Duke i menduar këto ngjarje, njerëzit shpesh e harrojnë natyrën e bukur që fshihet mes detit dhe rërës.

Një nga oazet e rajonit është Libani, i cili gjendet midis Sirisë dhe Detit Mesdhe, me Izraelin në jug dhe Qipron në perëndim.

Libani është një vend relativisht i vogël me më pak se 10 mijë kilometra katrorë. Por përkundër një sipërfaqeje të vogël, vendi ka plot male dhe një vijë bregdetare prej 225 km – do të thotë mund të shkoni për ski dhe të bëni plazh në det vetëm brenda pak orësh.

Kryeqyteti i saj, Bejruti, është një nga qytetet më të vjetra të botës, duke qenë i banuar për më shumë se 5000 vjet.

Por shumë gjëra ndryshuan në këtë pjesë që nga viti 2010 kur shpërtheu Lufta Civile Siriane. Derisa atë kohë qeveria raportoi për më shumë se 2 milionë turistë në fillim të vitit 2010, kur lufta filloi numri ra në 38%, transmeton Klan Kosova.

Megjithatë lufta nuk duhet të ju frikësojë – së paku këtë po mundohet ta tregojë edhe fotografi 29 vjeçar Rami Rizk.

Ai përmes disa shkrepjeve fantastike ka treguar bukuritë e vendit të tij, të cilat mund t’i shihni edhe ju më poshtë.