10:06 / E Mërkurë, 26 Korrik 2023 / MSH

“Bukuroshja dhe bisha”, tifozja kroate përfundon në krahët e Shaq O’Neal

U bë “hit” me paraqitje në Botëror, duke përkrahur shtetin e saj, Kroacinë.

Ivana Knoll shumë shpejt u shndërrua në një figurë publike dhe të ndjekur nga miliona njerëz, teksa tani po shijon famën.

Ajo së fundmi po shijon pushimet në Greqi, ndërsa mbrëmë ka festuar në krahët e askujt tjetër pos legjendës së basketbollit, Shaquille o’Neal.

“Shaq nuk pop e zë fotografia” ka shkruar ajo në fotografinë që publikoi bashkë me basketbollistin që ka pozuar i buzëqeshur, me dorën përreth modeles kroate.