75 Mall Live Search
08:19 / E Enjte, 08 Gusht 2019 / indeksADMonline

Bukuroshja shqiptare e ekranit televiziv tregon si dukej kur ishte 13 vjeç

Inis Gjoni është cilësuar si një ndër femrat më të bukura të ekranit ndër vite.

Por duket se bukuria e saj qenka e lindur, të paktën siç duket në një fotografi të publikuar prej saj.

Këtë të mërkurë ajo ka publikuar një fotografi, nga koha kur ishte 12-13 vjeçe dhe bën me dije se asokohe ishte në shkollë baleti.

Në të ajo shihet e veshur me kostum popullor, teksa bien në sy tiparet e saj tejet të bukura.

Me një freski që ia jepte mosha dhe me një natyralitet të admirueshëm, Inisi ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit.