75 Mall Live Search
20:00 / E Premte, 22 Mars 2019 / indeksADMonline

Bullgaria mezi ia merr një pikë Malit të Zi, po duket kafshatë e lehtë për Kosovën

Bullgaria mezi ka arritur ta merr një pikë në përballjen e parë kualifikuese me Malin e Zi. Ndeshja përfundoi me rezultat 1-1 me dy golat e shënuar në pjesën e dytë.

Mugosa shënoi për malazezët në start të pjesës së dytë, ndërkaq nga penalltia Nedelev barazoi në minutën e 82.

Ndeshja ishte tejet monotone dhe me pak raste, ndërsa nga më të mirët në fushë ishte Fatos Beqiraj që luajti për Malin e Zi.

Në bazë të paraqitjes, Bullgaria po duket kafshatë e lehtë për Kosovën me të cilën do të përballet këtë të hënë në “Fadil Vokrri”./Indeksonline/