Bulliqi deklarohet për dorëheqjen e kryetarit të VV-së në Podujevë

Kryetari i zgjedhur i Podujevës, Shpejtim Bulliqi është deklaruar për dorëheqjen e kreytarit të Vetëvendosjes në Podujevë, Bajram Ajeti.
Bulliqi e ka falënderuar për gjithë kontributin e tij dhe angazhimin për rritjen e Vetëvendosjes, shkruan Indeksonline.
“Sot pasi u lirua nga kjo detyrë, ai duhet të ndjehet krenar dhe shumë i lumtur për pozicionin që e ka lënë organizatën tonë si fituese dhe udhëheqëse në të dy nivelet. Bajramit, i uroj shëndet të mirë e këshillat e tij do të jenë udhërrëfyes për rrugën që duhet ta bëjmë përpara”, ka shkruar ndër të tjera Bulliqi.
Postimi i plotë i Bulliqit:
Sot kryetari i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Bajram Ajeti ka dhënë dorëheqje nga detyra e kryetarit të Qendrës.
Me Bajramin në krye të Qendrës sonë për disa vite, ne si subjekt politik kemi korrur suksese të jashtëzakonshme në secilin proces zgjedhor.
Unë sot shpreh falenderim të pafund për gjithë kontributin e tij dhe angazhimin e madh për rritjen dhe zgjerimin e organizatës sonë.
Sot pasi u lirua nga kjo detyrë, ai duhet të ndjehet krenar dhe shumë i lumtur për pozicionin që e ka lënë organizatën tonë si fituese dhe udhëheqëse në të dy nivelet. Bajramit, i uroj shëndet të mirë e këshillat e tij do të jenë udhërrëfyes për rrugën që duhet ta bëjmë përpara.