Bulliqi: Deputetët llapjanë të VV-së i kisha krah në çdo moment gjatë fushatës

Kandidati për kryetar të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka falenderuar për mbështetjen e pakursyer deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje për mbështetjen e pakursyer përgjatë fushatës.
“Me shumicën e deputetëve në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes, me qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Kurti e me Lëvizjen në qeverisje në Podujevë, komunën tonë e presin shumë punë e projekte të mëdha”, ka shkruar mes tjerash ai.
Statusi i tij i plotë:
Ju faleminderit për mbështetjen e pakursyer deputetëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! e veçanarisht deputetëve nga Podujeva që i kisha në krah në çdo moment gjatë kësaj fushate.
Me shumicën e deputetëve në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes, me qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Kurti e me Lëvizjen në qeverisje në Podujevë, komunën tonë e presin shumë punë e projekte të mëdha.
Ju faleminderit e vazhdojmë #bashkëqeverisim144