Bulliqi dhe komandanti i KFOR-it në Podujevë flasin për sigurinë

Sot gjatë ditës, kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi priti në takim komandantin e ri të KFOR-it në Podujevë, Balint Molnar dhe bashkëpunëtorët e tij.
Kështu bëri të ditur komuna, përmes një postimi në Facebook.
Bulliqi e uroi komandantin për detyrën e re, si dhe u shpreh i gatshëm për bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in, në interes të ruajtjes dhe sigurisë publike.
Në këtë takim u diskutua për situatën e përgjithshme të Podujevës, si dhe për projektet që po zhvillohen gjatë kësaj kohe të cilat po e transformojnë qytetin.