15:56 / E Mërkurë, 10 Nëntor 2021 / LB

Vetëvendosje pushton sheshin në Podujevë

Albin Kurti dhe Shpejtim Bulliqi bashkë me përkrahës të shumtë të tyre, kanë marshuar sot përmes sheshit të dëshmorëve në Podujevë.

Mijëra qytetarë në një turmë që s’i shihej fundi, dhane shenja se Vetëvendosje e ka marë shumë seriozisht balotazhin dhe është gati ta mbaj komunën të cilën e fitoi një vit më parë.