20:37 / E Diele, 29 Nëntor 2020 / OSH

Bulliqi fiton Lluzhanin e Dumoshin, diferenca goxha e madhe

Shpejtim Bulliqi ka fituar bindshëm në Lluzhan. Plot 657 vota i ka marrë kandidati i Vetëvendosjes.

Rudari i LDK-së është i dyti me 378 vota, ndërsa Fetahu i PDK-së ka 113 vota.

Bulliqi është i pari edhe në Dumosh. 258 vota ka kandidati i VV-së, para atij të LDK-së që ka 153 vota. /Indeksonline/