75 Mall Live Search
19:17 / E Premte, 01 Janar 2021 / OSH

Bulliqi i gëzuar që Podujeva kalon në Zonën e Verdhë, kërkon diçka nga qytetarët

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi përmes një postimi ka lajmëruar qytetarët se tash gjendën në Zonën e Verdhë, sa i përket rrezikshmërisë për koronavirus.

Bulliqi ka kërkuar nga qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë masat kundër koronavirusit, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë Ministria e Shëndetësisë ka bërë sot kategorizimin e ri të komunave, sipas numrit të personave të infektuar me coronavirus.

Pas rënies së numrit të të infektuarve në komunën tonë, me vendimin e ri të Ministrisë së Shëndetësisë, Komuna e Podujevës është larguar nga zona e kuqe, duke kaluar kështu në zonën e verdhë.

Me këtë (kalimin në zonën e verdhë) hiqet kufizimi i lëvizjes së qytetarëve.

Ju lusim të vazhdoni të respektoni masat e vendosura nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike!Mbani maskën!Mbani distancën!Mbani higjienën!