75 Mall Live Search
13:45 / E Hënë, 15 Gusht 2022 / MSH

Bulliqi kandidon për kryetar të degës së VV-së në Podujevë

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka doërzuar sot kandidaturën e tij për kryetar të degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Besianë.

Sipas tij, gjatë këtyre katër muajve sa ishte koordinator i degës në këtë Komunë, është “angazhuar maksimalisht që struktura organizative e Qendërs së LVV të shtrihet anekënd Podujevës”.

“Sot kur nënshkruva deklaratën e kandidaturës për Kryetar të Qendrës jam shumë i vetëdijshëm për sfidat që kemi para vetës, për fjalën që iu kemi dhënë qytetarëve dhe për zotimet që duhet t’i përmbushim” ka shkruar ai në Facebook.

May be an image of indoor

Ky është postimi i plotë i tij:

Sapo kam dorëzuar deklaratën e kandidaturës për Kryetar të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Besianë, ashtu siç e parasheh statuti dhe rregullorja e LVV-së.

Si Koordinator i Qendrës për këta 4 muaj jam angazhuar maksimalisht që struktura organizative e Qendrës së LVV të shtrihet ane kënd Podujevës, me synimin që para sfidave të ardhshme si subjekt politik të jemi më të fortë, më të organizuar dhe më të strukturuar.

Sot kur nënshkruva deklaratën e kandidaturës për Kryetar të Qendrës jam shumë i vetëdijshëm për sfidat që kemi para vetës, për fjalën që iu kemi dhënë qytetarëve dhe për zotimet që duhet t’i përmbushim.

Duke e njohur punën dhe kontributin e gjatë të shumë aktivistëve dhe anëtarëve të Lëvizjes, duke besuar në vlerat social-demokrate dhe parimet e barazisë, si dhe duke e vlerësuar angazhimin e kontributin e secilit qytetar për Lëvizjen në secilën etapë kohore.

Duke besuar në vlerat që posedon Lëvizja VETËVENDOSJE! si subjekti më demokratik në vend dhe për parimet mbi të cilat qëndron ajo, e shpalla kandidaturën time me qëllimin e vetëm t’i avancojmë këto vlera e t’i shtyjmë përpara  projektet me interes të gjithmbarshëm shoqëror.