Bulliqi kontakton familjen e Maqastenës: Është vizituar nga i vëllai, është mirë me shëndet

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka kontaktuar me familjen e Blerim Maqastenës, asambleistit të arrestuar ditë më parë nga xhandarmëria serbe.
“Me këtë rast shpreha keqardhjen dhe brengosjen për arrestimin e Blerimit dhe në të njëjtën kohë premtova angazhimin tim te institucionet tona që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për lirimin e tij nga paraburgimi”, ka thënë Bulliqi përmes Facebook.
“Në të njëjtën kohë shpreha gatishmërinë për përkrahje familjes Maqastena për çfarëdo që kanë nevojë, e që unë në cilësinë e kryetarit të Komunës, mund të ndihmoj. Blerimi është vizituar në burg nga vëllai i tij dhe më gëzon fakti që ai është me shëndet të mirë dhe nuk është keqtrajtuar fizikisht”.
Postimi:
Sot zhvillova një bisedë telefonike me familjarët e këshilltarit komunal Blerim Maqastena, të cilin policia serbe e arrestoi gjatë fundjavës në brezin kufitar, kurse gjykata serbe i shqiptoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh.Me këtë rast shpreha keqardhjen dhe brengosjen për arrestimin e Blerimit dhe në të njëjtën kohë premtova angazhimin tim te institucionet tona që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për lirimin e tij nga paraburgimi. Në të njëjtën shpreha gatishmërinë për përkrahje familjes Maqastena për çfarëdo që kanë nevojë, e që unë në cilësinë e kryetarit të Komunës, mund të ndihmoj. Blerimi është vizituar në burg nga vëllai i tij dhe më gëzon fakti që ai është me shëndet të mirë dhe nuk është keqtrajtuar fizikisht.Uroj që Blerimi sa më parë t’i kthehet familjes së tij.