20:48 / E Mërkurë, 13 Tetor 2021 / OSH

Bulliqi: Ky projekt do ta shndërroj Podujevën në portën e zhvillimit industrial të të gjithë vendit

Kandidati për kryetar të komunës së Podujevës nga radhës e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ka prezantuar projektin më të madh në historinë e Komunës së Podujevës.

Sipas tij, ky është projekt që transformon dhe zhvillon komunën.
“Duke qenë në kufi dhe buzë rrugës që lidhin Kosovën me Evropën, ky projekt do ta shndërroj Podujevën në portën e zhvillimit industrial të të gjithë vendit.”, ka shkruar ai mes tjerash.

Njoftimi i tij i plotë:
Të dashur qytetarë, para jush keni projektin më të madh në historinë e Komunës së Podujevës. Është projekti që transformon dhe zhvillon komunën. Duke qenë në kufi dhe buzë rrugës që lidhin Kosovën me Evropën, ky projekt do ta shndërroj Podujevën në portën e zhvillimit industrial të të gjithë vendit.
Zona Industriale e projektuar në 49 parcela, me hapësira nga 6000 në 7000 metra katrorë, do të ofroj gjithë infrastrukturën dhe hapësirën e nevojshme për prodhuesit tanë, për afaristët nga mërgata dhe gjithë investitorët e huaj që duan të investojnë në Podujevë. Realizimi i zonës do ta transformoj ekonominë tonë, duke krijuar vende pune për të rinjtë e komunës sonë.
Në kuadër të zonës do të zhvillohen veprimtari të ndryshme, me theks në industrinë përpunuese, servise dhe shërbime, shoëroome për bizneset prodhuese ekzistuese etj. Do të ketë gjithashtu hapësira për rekreacion, parqe, gastronomi dhe hapësirat për administratën e zonës.