75 Mall Live Search
09:23 / E Hënë, 04 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Bulliqi: Marrëveshja e Demarkacionit nuk është në përputhje me kufirin e ish-krahinës (Video)

Kryesuesi i Komisionit për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror, Shpejtim Bulliqi tha se komisioni i tyre ka konstatuar në mënyrë unanime se vija kufitare në marrëveshjen për kufirin shtetëror në mes Kosovën dhe Malit të Zi në Vjenë 26 gusht 2015, nuk është në përputhje me vijën administrative kufitare të ish-krahinës socialiste të Kosovës.

Këtë ai e bëri të ditur gjatë raportimit në mbledhjen e Qeverisë, duke folur edhe për të gjeturat tjera.

Sipas tyre, ish komisioni nuk ka përdorur shumë fakte të cilat i kanë pasur dhe janë pajtuar vetëm me ato që ka ofruar Mali i Zi, raporton Indeksonline.

Këto janë disa nga të gjeturat e tyre për gjetjet e ish-komisionit shtetëror për shënjimin e kufirit me Malin e ZI:

-Puna e ish komisionit është drejtuar me të meta thelbësore të cilat edhe kanë determinuar këto përfundime.

-Ish komisioni ynë ka tejkaluar kompetencat e tija duke i lejuar vetës t’i futet përcaktimit të vijës së re mes Kosovës dhe Malit të Zi pa një marrëveshje ndërkombëtare paraprake.

Kjo për fakte se në marrëveshjen e nënshkruar është thënë se çështja e demarkacionit është lënë të kryhet brenda dy viteve pasi të hyjë në fuqi kjo marrëveshje.

-Ish komisioni ynë ka qenë i thirrur të shënjojë vijën e dikurshëm kufitare dhe në asnjë mënyrë të shënjojë vijë të re kufitare me Malin e Zi.

-Nga materialet e ish komisioni konstatohet se nuk është trajtuar dokumentacioni për kufizimin e kufirit  me Malin e Zi nga vitit 45-46 dhe të dhënat shoqëruese hapësinore.

-Gjatë negociatave janë prezantuar të dhënat se dëshmojnë se pjesët e Kosovës kanë mbetur jashtë territorit të Kosovës por pastaj janë larguar nga tavolina e bisedimeve gjatë marrëveshjes.

-Ish komisioni e ka pranuar si të mirëqenë se çdo mungesë e mbulimit të territorit me kadastër nga ana jonë është pranuar se i takon palës malazeze. Nga të dhënat e siguruara vihet në përfundim se kontrolli efektiv  i institucioneve tona mbi ato territore ka ekzistuar pa ndërprerë që nga vitit 1945-46 me vendosjen e vijës administrative mes Kosovës dhe Malit të Zi deri në ditët e sotme.

Komisioni ynë konstaton në mënyrë unanime se vija kufitare në marrëveshjen për kufirin mes Kosovës dhe Malit të 26 gushtit 2015 nuk është në përputhje me vijën administrative kufitare të ish krahinës socialiste autonome të Kosovës./Indeksonline/