Bulliqi merr përkrahjen nga Qeveria, projekti gjigant për Podujevën

Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka shpalosur projektin për Zonën Industriale.
Sipas Bulliqit, ky projekt do të hapë portën e zhvillimit ekonomik dhe industrial për Podujevën.
Ai ka shtuar se realizimi i kësaj Zone Industriale do të transformojë ekonominë duke hapur mijëra vende të punës.
“Zona Industriale – projekti që do ta transformojë Komunën e Podujevës Më mirë me Lëvizjen! Më shumë për Podujevën!”, ka thënë Bulliqi.