19:55 / E Premte, 12 Nëntor 2021 / MSH

Bulliqi ndez 144 balona në Podujevë; i simbolizon me ditët e bardha të së ardhmës

Kandidati për kryetar të Komunë së Podujevës nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka përmbyllur fushatën e tij zgjedhore në këtë komunë.

Me këtë rast, ai është treguar optimist për fitore, duke njoftuar se kanë ndezur 144 balona ndriçues për fitoren e partisë me numrin 144- Lëvizjes Vetëvendosje.

“Entuziazëm i jashtëzakonshëm në koktejin e përmbylljes së fushatës zgjedhore. I ndezëm 144 balona ndriçues për numrin e fitores e për ditët e bardha që e presin komunën tonë. Ju faleminderit përzemërsisht! 144”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.

Bulliqi në garën për balotazhin në Podujevë do të ketë përballë Ekrem Hysenin e LDK-së.