Bulliqi në ditën e parë si kryetar viziton varrin e babait: Ishte pranë meje në çdo sfidë!

Shpejtim Bulliqi, zyrtarisht sot ka marrë detyrën e kryetarit të Komunës së Podujevës.
Ai ditën si i pari i llapjanëve e nisi duke vizituar varrin e babait të tij, për të cilin thotë se i qëndroi pranë në çdo sfidë.
Ky është postimi i plotë i tij (pa ndërhyrje):
Sot në ditën e parë si Kryetar Komune, e fillova diten duke vizituar varrin e babait Nazmiut, ai i cili ishte pranë meje në çdo sfidë, në të mirë e në të keq. Pranë varrit të tij, u zotova se me përgjegjësinë më të lartë do ta kryej detyrën time të re. Unë jam krenar me të, shpresoj që edhe ai sot do të ishte me mua.

