14:15 / E Premte, 24 Shtator 2021 / OSH

Bulliqi në drekë bashkë me punëtorët e ndërtimtarisë

Kandidati për kryetar të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka ngrënë drekë sot me punëtorë të ndërtimtarisë, shkruan IndeksOnline.

Ai premtoi se do të angazhohet maksimalisht që të përmirësoj kushtet e punës për punëtorët.

“Kohen e drekës e kalova me punëtorë të ndërtimtarisë, të cilët me djersë e punë të madhe sigurojnë mirëqenien për familjet e tyre.

Bashkë edhe me nivelin qendror do të angazhohemi maksimalisht që të përmirësojmë kushtet e punës për këta punëtorë, pasi janë një ndër shtyllat e rëndësishme të ekonomisë sonë”, shkroi ai në Facebook./IndeksOnline/