75 Mall Live Search
14:40 / E Premte, 05 Nëntor 2021 / OSH

Bulliqi: Nis ndërtimi i kolektorit për ujëra atmosferike në dy lagje

Kandidati për kryetar të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se sot ka nisur ndërtimi i kolektorit për ujëra atmosferike në lagjen Shala dhe Tovërlani në qytet.

Ai tha se me ndërtimin e këtij kolektori po u bëhet zgjidhja e kahmotshe banorëve të kësaj zone të cilët tash e sa kohë ballafaqohen me vërshime gjatë sezonës së vjeshtës dhe dimrit.

“Nis ndërtimi i kolektorit për ujëra atmosferike në lagjen Shala dhe Tovërlani në qytet

Në lagjen Tovërlani – Shala në qytet, kanë filluar punimet për ndërtimin e kolektorit për trajtimin e ujërave atmosferike. Me ndërtimin e këtij kolektori po u bëhet zgjidhja e kahmotshe banorëve të kësaj zone të cilët tash e sa kohë ballafaqohen me vërshime gjatë sezonës së vjeshtës dhe dimrit.

Ky projekt ka vlerën rreth 85 mijë euro, dhe ka një gjatësi rreth 230 metra”, tha ai./IndeksOnline/