75 Mall Live Search
18:45 / E Enjte, 11 Qershor 2020 / indeksADMonline

Bulliqi: Presidenti po i del në ndihmë LDK-së, vendimi është sinjal edhe për shtyrjen e zgjedhjeve në Podujevë

Pas vendimit të presidentit Thaçi që zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut të shtyhen, ka reaguar kandidati nga VV-ja për kryetar në Komunën e Podujevës, Shpejtim Bulliqi, duke thënë se ky vendim është sinjal edhe për shtyrjen e zgjedhjeve në Podujevë.

Bulliqi thotë se presidenti po i’a kthen favorin LDK-së dhe po i del në ndihmë per ta shpëtuar pushtetin e tyre nga humbja e pashmangshme, shkruan Indeksonline.

“Në kohën kur qeveria pa legjitimitet i ka hequr të gjitha masat e kufizimit të lëvizjes dhe ka hapur gjitha bizneset dhe po zhvillohet jeta në normalitet, çuditërisht Presidenti paska vendosur për shtyrje të zgjedhjeve në Mitrovicë, konkretisht është sinjal edhe për shtyrjen e zgjedhjeve në Podujevë. Në fakt kjo më së paku ka të bëjë me situaten pandemike. Duket që presidenti po i’a kthen favorin LDK-së dhe po i del në ndihmë per ta shpëtuar pushtetin e tyre nga humbja e pashmangshme. Sidoqoftë, shtyrja e tyre nuk e tjetërson dot vullnetin e qytetarëve për ndryshim në nivel lokal dhe qendror.
Një ditë pashmangshëm do të matemi”, u shpreh ai.