75 Mall Live Search
17:12 / E Hënë, 27 Maj 2024 / Gj. Sh

Bulliqi pret në takim kryetarin e Leposaviqit, e përgëzon për punën që nga marrja e mandatit

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka pritur në takim kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemin, i cili po shoqërohej nga bashkëpunëtoret e tij.

Podujeva është duke e ndihmuar Leposaviqin në rekrutimin e stafit dhe procedurat e tenderimit, ka njoftuar komuna e Podujevës.

Bulliqi e përgëzoi Hetemin për punën dhe qëndrueshmërinë që janë duke e treguar që prej marrjes së mandatit në vitin e kaluar.

Ndërsa, Hetemi e falënderoi Bulliqin për ndihmën e ofruar.