Bulliqi prezanton projektin e lagjes së re në Podujevë, fondacion i Elvis Naçit

Kryetari i Podujevës dhe kandidati për një mandat të ri, Shpejtim Bulliqi ka prezantuar lagjen e re në Podujevë, që do të jetë donacion nga fondacioni “Shqiptarët për shqiptarët”.
Projekti ka vlerë rreth 1 milion euro dhe është donacion nga fondacioni i Elvis Naçit.
“Lagje e re në Podujevë – Donacion nga fondacioni “Shqiptarët për shqiptarët”
Shtëpia është themeli i bashkësisë dhe organizimit shoqëror. Si e tillë, ajo duhet të jetë hapësirë multifunksionale që ofron mundësi për të gjithë, ashtu siç do të jenë shtëpitë dhe lagjja, që do ta ndërtojmë në bashkëpunim me fondacionin “Shqiptarët për Shqiptarët”.
Ky projekt, me vlerë rreth 1 milion euro, donacion nga fondacioni i Elvis Naçit dhe me tokën që dhurohet nga bëmirësit, përfshinë ndërtimin e shtëpive, lagjes në tërësi, kopshteve, fushave sportive dhe ambulancës në të. Ky projekt, ndër më të mëdhenjtë që Podujeva i ka parë, është zgjidhje për një problem të madh me të cilin përballen familjet e varfëra dhe Komuna e Podujevës.
Mirënjohës përjetë fondacionit “Shqiptarët për shqiptarët” dhe gjithë donatorëve që po mundësojnë realizimin e këtij projekti” shkruan Bulliqi në njoftim.