Bulliqi reagon ashpër ndaj qeverisë Hoti, pasi lejuan zgjedhjet serbe në Kosovë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka kritikuar Qeverinë Hoti për lejimin e zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës.
Ai pyet qeverinë që nëse nuk kanë arritur t’i ndalojnë zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, se paku a kishin mundur që këtë llogo të këtij krimineli, në të cilën Kosova është nën Serbi, ta ndalojnë të shfaqet anë e kënd Kosovës, shkruan Indeksonline.
Postimi i plotë:
Shtrohet pyetja për këtë qeverinë “Koti” me mandat të grabitur, e me këta ministra kallushana me nga një krah mustaqe, nëse nuk kanë arritur t’i ndalojnë zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, se paku a kishin mundur që këtë llogo të këtij krimineli, në të cilën Kosova është nën Serbi, ta ndalojnë të shfaqet anë e kënd Kosovës….!