75 Mall Live Search
15:13 / E Premte, 30 Maj 2025 / S Z

Bulliqi sërish kandidat për kryetar të Podujevës,VV: Qeverisjes së mirë ia zgjasim dorën e i japim mbështetjen e parezervë!

Kryesia e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Besianë, në takimin e sotëm me pjesëmarrje dhe të Kryeministrit Albin Kurti, ka konfirmuar mbështetjen dhe njëherazi kanë vendosur për nominimin e kryetarit Shpejtim Bulliqi për mandatin e rradhës, për të vazhduar mirëqeverisjen për qytetarët e komunës së Besianës.

E lajmi për kandidimin e sërishëm të Bulliqit për kryetar të Komunës së Podujevës, e bëri të ditur dhe lëvizje Vetëvendosje.

Në njoftimin e VV-së thuhet se qeverisjes së mirë ia zgjasin dorën, e i japn mbështetje të parezervë.

“Qeverisjes së mirë ia zgjatim dorën e ia japim mbështetjen e parezervë”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Ndryshe i kontaktuar nga Indeksonline Bulliqi e ka konfirmuar kandidaturën e tij.

“Po do të jemë përsëri kandidat. Është shpallur zyrtarisht kandidatura për kryetar të Komunës së Podujevës. Në qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në prezencë të strukturave të partisë dhe me prezencë të kryeministrit Albin Kurti”, ka konfirmuar Bulliqi në një bisedë për IndeksOnlinen.