75 Mall Live Search
13:50 / E Premte, 24 Tetor 2025 / Z S

Bulliqi: S’i kemi numrat e mjaftushëm për formimin e qeverisë

Kryetari i zgjedhur i Podujevës nga LVV-ja, Shpejtim Bulliqi, në një intervistë ekskluzive për rtv21 ka bërë të ditur se janë duke bërë përpjekje maksimale që deri të dielën të sigurohen votat e nevojshme për formimin e qeverisë Kurti 3. Por, Bulliqi ka thënë se nuk e kanë optimizmin e plotë për një gjë të tillë për shkak, siç thotë, nuk i kanë numrat e nevojshëm dhe se i duhet ndihma e partive të tjera shqiptare. Kryetari Bulliqi preferon koalicion LVV-LDK.

‘’Ne jemi duke punuar në këtë drejtim për formimin e qeverisë së re, por ne nuk mund të themi me optomizëm të plotë se diçka e tillë do të ndodh. Ka përpjekje maksimale për me zgjidhë këtë problem, por tash ju e dini se ne nuk i kemi numrat e mjaftushëm, dhe sigurisht se na nevojitët ndihma e subjekteve të tjera politike. Për të qenë një qeveri stabile dhe për të tejkaluar edhe sfidën e zgjedhjes së presidentit do të ishte shumë e lëverdisshme të kemi një qeveri e cila do të ishte e përbërë nga LVV-ja dhe LDK-ja, por tash kjo nuk varët prej neve si subjekt politik, mbetet për t’u parë  se cilat kanë me qenë veprimet e metejshme në këtë proces’’, tha Bulliqi për rtv21.

Kryetari i Bulliqi, nuk ka dashur që t’i komentonte deklaratat e kryetari të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë se nuk bëjnë koalicion me LVV-në për formimin e qeverisë.
‘’Nuk kisha deshtë që t’i komentoja deklaratat e Abdixhikut, sepse nuk kam pasur rastin as t’i dëgjoja se çka ka thënë. Unë mendoj se interesi qytetar ka qenë kjo, por është normale se ti askend nuk mund ta detyrosh me zor që të bëhet pjesë e qeverisë. Por, nëse është dalë dhe është kërkuar vota e qytetarëve dhe qytetarët e kanë zgjedhë këtë gjendje çfare e kanë zgjedhur, atëherë nuk do të ishte e mirë që të nëpërkëmbët vullneti i qytetarëve’’,  u shpreh ai.

Kryetari i Komunës së Podujevës nga LVV-ja, Shpejtim Bulliqi, nuk ka përjashtuar bashkëpunimin me Nismën Socialdemkrate, por thotë se nuk e din nëse do të ketë takim Kurti-Limaj.

‘’Ju e dini se disa diskutime në fillim ka pasur me këtë subjekt politk, nuk kam informacione se në cfarë mase kanë shkuar këto bisedime. Ne jemi të interesuar që në çdo aspekt të krijojmë hapsirë që të formohen institucionet e vendit sepse është e rendësishme për Kosovën që të vazhdojmë me punë dhe projektet që janë nisur’’, shtoi Bulliqi./Indeksonline/