11:05 / E Martë, 26 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Bulliqi sjell raportin për Demarkacionin në komisionin e Kuvendit

Komisioni për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetërorë, i udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi tashmë ka arritur në Kuvend ku edhe do të mblidhet Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike ku do ta ketë vetëm një pikë të rendit të ditës.

Ajo është shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-028 për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Komisioni është takuar edhe më 20 dhjetor për çështjen e njëjtë./Indeksonline/