75 Mall Live Search
11:28 / E Martë, 17 Qershor 2025 / mp

Bulliqi synon një mandat të ri, por ka gabime të vjetra në detyrë

Komuna e Podujevës e udhëhequr nga kryetari Shpejtim Bulliqi ka shpërblyer me kontrata milionëshe operatorët ekonomik pa i plotësuar kriteret e parapara me ligj.

Këto shkelje janë identifikuar në raportin financiar të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA)

Po ashtu raporti ka publikuar shkelje ligjore edhe tek pagesa e projektit nga fondet e një projekti tjetër pa miratim nga Kuvendi Komunal.

Mangësi janë identifikuar edhe te projektet ekzekutuese.

Në tri raste komuna kishte filluar procedurat e prokurimit dhe kishte lidhur kontrata pa hartuar projekt ekzekutiv dhe ato ishin si në vijim: Projekti për “Asfaltimi i rrugëve në qytet Llot I, II dhe III” me vlerë totale të kontraktuar 460,947€;  Projekti për “Rregullimi i hapësirave publike përgjatë lumit LLap në qytet lloti II, III dhe IV” me vlerë totale të kontraktuar 198,582€’ dhe “Ndërtimi i kanalizimit nga fshati Lluzhan-Lupç, Gërdofc-Lluzhan, Majac-Lupç dhe Sfeqël-Lluga lloti III” në vlerë të kontraktuar 330,452€.

Shpërblimi më kontratë në mungesë të plotësimit të kritereve të vendosura në dosjen e tenderit

OE të shpërblyer me kontratë në mungesë të plotësimit të kërkesave të njoftimit për kontratë dhe dosje të tenderit po i paraqesim rastet si në vijim:

Te kontratat për “Ndërtimin e kanalizimit nga fshati Lluzhan-Lupç, Gërdofc-Lluzhan, Majac-Lupç dhe Sfeqël-Lluga (Kolektori) Lloti I, II, III” në vlerë totale të kontraktuar 3,483,343€, në njoftimin për kontratë dhe dosjen e tenderit në kërkesën për kapacitetin ekonomik dhe financiar ku përveç tjera kërkohen pasqyrat financiare të audituara ndërsa (OE) në ofertën e tij ka paraqitur raportin e rishikimit të pasqyrave financiare;

• Te kontratat për “Asfaltimin e rrugëve në qytet lloti I, II dhe III” për lloti 1 në vlerë 328,174€, lloti II në vlerë 102,482€ dhe lloti III në vlerë 30,289€, në njoftimin për kontratë dhe në dosjen e tenderit është parapara që vetëm në një llot mund të shpërblehet një operator tutje janë kërkuar për kapacitetin teknik dhe profesional pajisjet dhe mekanizmin kërkohet në aneksi 7 më në listën e makinerisë për pikën 12 Cilindër, max 3t dhe pikën 16 kompresor për thyerjen e betonit. Në ofertën e dorëzuar për Cilindër max 3t është referuar dëshmimi më faturë 22/19 e datës 15.04.2019 dhe për kompresorin me librezën e qarkullimit, e që mungojnë në ofertë (fatura dhe libreza e qarkullimit), ndërsa OE ishte kontraktuar për tri llotet në fjalë;

• Te kontratat “Ndërtimi i Shkollës së Mesme Profesionale në Zonën Industriale” në vlerë 2,430,303€ dhe “Ndërtimi i Tregut të Gjelbërt” në vlerë 1,440,787€, në njoftimin për kontratë dhe dosjen e tenderit në kërkesën për kapacitetin teknik dhe profesional, kërkohet në aneksin 7 për pajisjet dhe mekanizmin me nr. rendor 1-10 kompresor për thyerjen e betonit që të dëshmohet nga pajiset dhe mekanizmi më librezë të qarkullimit. Në ofertat e dorëzuara në shënimin për lista e makinerisë për kompresor për thyerjen e betonit tek kolona shënimet re kapitulluese për secilën pajisje ka shënuar librezen, për të cilin nuk ishte dokumenti i librezës së qarkullimit; dhe

• Te kontratat “Rregullimi i hapësirave publike përgjatë lumit LLap në qytet” ka shpërblyer më kontratë Lloti III në vlerë 82,000€ dhe Lloti IV në vlerë 38,833€, në njoftimin për kontratë dhe dosjen e tenderit në kërkesën për kapacitetin teknik dhe profesional, kërkohen certifikatat ISO dhe menaxherin e projektit- inxhinier i diplomuar ose bachellor i elektros përfshirë kontratën për projektin në fjalë, – Për llotin III OE fitues nuk i kishte bashkangjitur në ofertë ISO standardet, ndërsa për llotin IV OE fitues në vendimi i menaxherit të kontratës nuk i ishte referuar kontratës por për projekte të ndryshme elektrike dhe nuk ka prezantuar kontratë për projektin në fjalë.