Bulliqi takon punonjësit arsimor dhe shëndetësor, prezanton projektet në ato fusha

Kandidati i VV-së për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi bashkë me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ministren e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, takuan punonjësit arsimor dhe shëndetësor, ku para tyre prezantuan punët e mira që kenë realizuar bashkarisht gjatë këtij mandati të shkurtër.
“Për mandatin e plotë në bashkëpunim me nivelin qendror do t’i realizojmë projektet si ndërtimin e 4 çerdheve të reja, ndërtimin e 4 shkollave fillore, tri në fshatra dhe një në qytet, një shkollë të mesme profesionale, poashtu secila shkollë do të jetë e pajisur me kabinete të informatikës, laboratore të lëndëve ekzakte dhe do ta kenë psikologun e saj.
Kurse në shëndetësi do ta ndërtojmë spitalin e përgjithshëm të Podujevës, urgjencën e qytetit, qendrën për qëndrim ditor për të moshuarit dhe do t’i digjitalizojmë të gjitha qendrat e mjekësisë familjare”, bëri të ditur Bulliqi.