75 Mall Live Search
17:31 / E Mërkurë, 13 Tetor 2021 / LB

Bulliqi tregon se ka nisur procedura për shpronësimin e 10 hektarëve për varrezat e reja të Podujevës

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se për herë të parë në komunën e Podujevës, varrezat e qytetit do ta kenë vëmendjen e merituara nga ana e institucioneve lokale.

Ai ka bërë me dije se kanë nisur procedurat për shpronësimin e 10 hektarëve tokë në Obrançë, ku edhe do të vendosen varrezat e reja të qytetit.

Postimi i plotë i Bulliqit:

Për herë të parë në Komunën e Podujevës, varrezat e qytetit do ta kenë vëmendjen e merituar nga ana e institucioneve lokale.

Ne kemi nisur procedurat për shpronësimin e 10 hektarëve tokë në Obrançë, ku edhe do të vendosen varrezat e reja të qytetit.

Vlera e këtij projekti është rreth 600 mijë euro.

Me mandatin e ri ne do ta realizojmë këtë projekt shumë të rëndësishëm për komunën tonë.

#bashkëqeverisim144