75 Mall Live Search
14:26 / E Enjte, 30 Dhjetor 2021 / A. M.

Bulliqi: U përmbyllë me suksese zgjedhja e kryesuesit, pozita s’pati shumicën e votave!

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka deklaruar se sot është përmbyllur me sukses procesi i zgjedhjes së kryesuesit të Kuvendit të Komunës, ku pas raundit të tretë të votimit me shumicë votash në këtë pozitë është zgjedhur profesori Hilmi Hoxha.

“Gjatë ditës së djeshme, ne (LVV) kemi propozuar kandidaten tonë për kryesuese të Kuvendit. Por, pasi propozimi ynë nuk gjeti mbështetjen e nevojshme, zonja Stublla sot është tërhequr nga gara për t’i hapur rrugë zgjedhjes së kryesuesit nga radhët e opozitës në Kuvend.

May be an image of 9 people and indoor

Meqë nuk e kemi shumicën në Kuvendin Komunal, ne si subjekt fitues jemi obliguar që për hir të zhbllokimit të kësaj situate, evitimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kuvendin Komunal dhe formimit të trupave të Kuvendit kemi vendosur ta votojmë kandidatin e propozuar nga opozita.

Kryesuesit Hilmit Hoxha i uroj detyrën dhe shpreh gatishmërinë për bashkëpunimin tim të plotë si kryetar i Komunës me qëllimin e vetëm shtyrjen përpara të projekteve me rëndësi për komunën dhe qytetarët tanë”.

May be an image of 2 people and people standing