75 Mall Live Search
20:35 / E Hënë, 11 Tetor 2021 / AR

Bulliqi viziton fabrikën e tekstilit: Qeverisja jonë do të jetë krah i fortë i tyre

Kryetari i Podujevës, njëherësh kandidat i VV-së për këtë pozitë, Shpejtim Bulliqi ka vizituar fabriken e tekstilit, Co-Tex, me pronar Fidaim Blakçori.

Ai u shpreh se qeverisja e tyre do të jetë krah i fortë i tyre në rrugëtimin e tyre të të bërit biznes.

“Kisha nderin dhe kënaqësinë të vizitojë sot fabriken e tekstilit, Co-Tex, me pronar Fidaim Blakçori. Një ndërmarrës i ri, por shumë i suksesshëm. Ai sot me punën e tij në fabrikë i ka të punësuar 128 vetë, ku 118 janë gra dhe 10 burra.

Është gjithmonë kënaqësi me vizitu ndërmarrës të tillë të cilët me mund e sakrificë kanë arritur që produktet e tyre t’i eksportojnë edhe në vendet perendimore. Qeverisja jonë do të jetë krah i fortë i tyre në rrugëtimin e tyre të të bërit biznes”, shkroi ai.