14:15 / E Hënë, 19 Gusht 2019 / indeksADMonline

”Bundesbank” alarmon për ekonominë gjermane, recension në 3-mujorin e tretë

Spektri i recesionit po përballet me ekonominë gjermane.

Alarmi është dhënë nga ”Bundesban”k, disa ditë pas rënies prej 0,1% të PBB-së të regjistruar në tremujorin e dytë.

Sipas Bankës Qendrore, ekonomia e vendit mund të shkojë në recesion në tremujorin e tretë të vitit, e cila do të pasqyrohet nga një “rënie e mprehtë” e prodhimit industrial dhe tensionet e tregtisë ndërkombëtare.

Sipas ”Bundesbank”-ës, PBB-ja e Gjermanisë mund të “bjerë përsëri” pas rënies së parë në gjysmën e dytë të vitit.

Po sipas ”Bundesbank”-ës, “Ekonomia mund të kolapsohet përsëri”.

Paralajmërimi i fortë vjen në një kohë kur debati politik në Berlin mbi nevojën që Qeveria gjermane të devijojë nga dogmat e saj buxhetore dhe të sigurojë mjetet për një ringjallje të mundshme të ekonomisë, është i ndezur.

Vetëm sot, ”Bloomberg”, duke cituar ministrin e Financave, Olaf Scholz, foli për një plan të mundshëm 55 miliardë € stimulues për të rritur ekonominë.

Ditët e fundit, kancelarja, Angela Merkel, pas parashikimeve negative për tremujorin e tretë, ka shpjeguar se Gjermania, për momentin, nuk ka nevojë për stimuj të rinj, duke lënë dyert të hapura për ndërhyrje, nëse është e nevojshme