14:43 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Bundesliga e krahason Rashicën me Messin e Mbappen

“Milot Rashica nuk është aq larg Lionel Messit dhe Kylian Mbappes për gola për minutë në vitin 2019, por çfarë tjetër mund të dini për anësorin e Werder Bremenit”?

Kështu e nis rrëfimin për yllin kosovar, webfaqja zyrtare e Bundesligës.

Rashica bëri debutimin e tij të në klubin e vendlindjes KF Vushtrria, në Kosovë. Ai bëri debutimin e tij konkurrues në moshën 16 vjeçe dhe vazhdoi të shënonte nëntë gola në 21 paraqitje para se të transferohej në Holandë me Vitesse Arnheimin në verën e vitit 2015.

Tashmë një fitues i Superligës së Futbollit të Kosovës 2013-14 me KF Vushtrria, Rashica ndihmoi Vitessen të rrëmbente Kupën hollandeze në fund të sezonit të tij të dytë në klub. Kur u nis për në Bremen në janar 2018, ai kishte regjistruar gjithsej 15 gola dhe 24 asistime në 100 paraqitje në tokën holandeze.

Rashica bëri transferimin e tij në Werder në fitoren 2-1 kundër Schalkes më 3 shkurt 2018 dhe hapi llogarinë e tij një muaj më vonë në një fitore 3-1 ndaj Këlnit. Ishin, megjithatë, tetë golat e tij dhe katër asistimet në 17 ndeshje të ligës gjatë gjysmës së dytë të 2018/19 – fushata e tij e parë e plotë në ekipin gjerman, që i dha ngritje karrierës së tij. Dhjetë ndeshje në ligë në 2019-20, anësori ka gjashtë gola dhe tri asistime, si edhe pesë gola në pesë e tij të fundit në Kupën e DFB-së.

Rashica renditet në pesë më të mirët për gola-minutë të të gjitha mesfushorëve ofensivë në pesë ligat më të mira të Evropës më 2019.

Vetëm Mbappe i Paris Saint-Germain-it (një gol për 83 min), Messi i Barcelona (69 minutë) , PSG Neymar (109 minuta) dhe Sadio Mane i Liverpoolit (122 minuta) kanë shënuar më mirë sesa 7-a e Werderit (145 minuta) këtë vit kalendarik./Indeksonline/