16:53 / E Hënë, 15 Prill 2019 / indeksADMonline

Bundesliga ka shumë yje, por edhe këtë javë me Rashicën askush s’po mund të shtyhet

Faqja e specializuar angleze për statistika “Who Scored” ka zgjedhur mesfushorin Milot Rashica në formacionin më të mirë të javës.

Anëtari i Werder Bremenit në fundjavë pati paraqitje të mirë kundër Freiburgut, duke regjistruar një asistim.

“Who Scored” e ka vënë Rashicën në sulm së bashku me Thomas Mullerin e Bayernit, në sistemin 4-4-2. 22 vjeçari është vlerësuar me notën 8.3. /Indeksonline/