Bundesliga po fillon, Neuer po stërvitet fuqishëm

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka njoftuar se sporti mund të filloj gjatë këtij muaji dhe lojtarët po bëhen gati.
Portieri i Bayernit, Manuel Neuer po vazhdon stërvitjet në shtëpinë e tij së bashku me trajnerin e portierëve të skuadrës bavareze, shkruan Indeksonline.
Kapiteni i skuadrës dëshiron të rikthehet sa më në formë kur të rifilloj futbolli.
Kujtojmë se Neuer dhe Bayerni nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovim dhe gjermani mund të largohet nga skuadra në fund të sezonit. /IndeksOnline/