BUNDESLIGA: Transmetimet e xhiros së 22’të në Artmotion fillojnë me përballjen BIELEFELD – WOLFSBURG

Wolfsburgu që po lufton për të arritur kompeticionet evropiane do të ketë punë të vështirë këtë javë ndaj skuadrës që e ndali Bayernin para disa ditësh, Arminia Bielefeld.
Ky duel interesant nga Bundesliga transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1 të premtën me fillim nga ora 20:30.
Arminia vendase ka ngritur moralin pas atij barazimi ndaj kampionëve botëror të Bayern Munich dhe do të kërkojnë ta vazhdojnë serinë pozitive edhe kundër një skuadër tjetër gjigantesi Wolfsburg.
20:30 BIELEFELD – WOLFSBURG ARTSPORT1
Wolves ndodhen në pozitën e katërt në tabelë me 39 pikë të grumbulluara në 21 takimet e para, ata kanë 10 fitore, 9 barazime dhe vetëm dy disfata.
Nga ana tjetër Bielefeld ndodhen në pozitën e 16-të me vetëm 18 pikë. Ata kanë 5 fitore, tre barazime dhe plotë 12 humbje.
Të dy trajnerët, si Oliver Glasner e poashtu edhe Uwe Neuhaus do të kenë të gjithë futbollistët e tyre në dispozicion dhe nuk do kenë asnjë mungesë.
Bielefeld, 11-shja e mundshme startuese:
Ortega/ Brunner, Pieper, Nilsson, Laursen, Prietl, Kunze, Voglsammer, Vlap, Gebauer, Kloss
Wolfsburg, 11-shja e mundshme startuese:
Casteels/ Otavio, Brooks, Lacroix, Mbabu, Arnold, Schlager, Gerhardt, Steffen, Baku, Weghorst