75 Mall Live Search
10:00 / E Hënë, 23 Dhjetor 2024 / Z S

Bundestagu mban seancë të posaçme pas sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg

Bundestagu dëshiron të trajtojë në një seancë të posaçme sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg këtë vit.

Sipas informacioneve të studios së ARD-së në Berlin, Komisioni i brendshëm i Bundestagut dhe Bordi i kontrollit parlamentar, i cili kontrollon punën e shërbimeve të inteligjencës do të merret me situatën e sigurisë në Gjermani, më 30 dhjetor.

Pas sulmit, ministrja e Brendshme Federale, Nancy Faeser njoftoi hetime shtesë për të zbuluar, se cilat autoritete kishin pasur më parë të dhëna për autorin.

“Hetimet nga autoritetet e sigurisë janë në veprim të plotë”, tha Faeser në një deklaratë, raporton DW-ja.

Në këtë është përfshirë edhe Zyra Federale e Kriminalistikës dhe autoritetet nuk po lënë “gur” pa lëvizur.

“Po hetohen pikëpamjet dhe deklaratat e bëra nga autori, si edhe informacionet dhe procedurat që kanë ekzistuar pranë autoriteteve të ndryshme dhe gjyqësorit”.

Nga kjo pritet të nxirren përfundime të sakta.