Bunjaki: Edhe politikanët e duan Kombëtaren
Vizitat e politikanëve te Kombëtarja e Kosovës ndonjëherë kanë krijuar debat te qytetarët se mos politika po e shfrytëzon suksesin e futbollistëve.
Megjithatë, ish-trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki mendon se kjo nuk i bën dëm skuadrës kombëtare, shkruan Indeksonline.
I ftuar në emisionin “Info magazinë” Bunjaki ka thënë se edhe politikanët janë tifozë të Kosovës dhe e donë Kombëtaren.
“Nuk është gjë e keqe vizitat e tyre, Kosova është një nga vendet e rralla që politika nuk ka dorë në skuadër. Të paktën sa kam qenë unë trajner askush nuk më është përzier dhe se i kam pasur duart e lira. Edhe politikanët janë tifozë të kësaj skuadre“, ka thënë ndër të tjerash Albert Bunjaki.
Kujtojmë se Bunjaki ishte trajner i Kosovës në fillimet e saj dhe e drejtoi atë në kualifikimet e para për Kupën e Botës. /IndeksOnline/