75 Mall Live Search
19:27 / E Shtunë, 07 Prill 2018 / indeksADMonline

Bunjaku: De Biazi vinte në hotel për t’i bindur lojtarët të luajnë për Shqipërinë

Padyshim që ashpërsia mes Kosovës dhe Shqipërisë kur bëhet fjalë për futbollistët me origjinë nga Kosova, po kalon paksa kufijtë.

Ish-përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, ka goditur ish selektorin e kombëtares së Shqipërisë, italianin Gianni De Biasi.

Ai ka thënë që De Biasi bënte gjithçka për t’i bindur lojtarët e Kosovës të luajnë për Shqipërinë.

“Kam informata që në ndeshjen e vitit 2015, kur ishim bashkë në një hotel në Prishtinë, trajneri i atëhershëm i Shqipërisë, Gianni de Biazi, është futur nëpër dhoma të lojtarëve të Kosovës për t’i bindur të luajnë për Shqipërinë”, ka thënë Bunjaku për ‘Panorama. /IndeksOnline/